Festivali i Teatrit Shqiptar këtë vit në Tiranë, vitin tjetër në Prishtinë

Foto ilustrim

Për tetë mbrëmje rresht, duke filluar nga data 20 deri më 27 nëntor, do të mbahet Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Tiranë.

Në kuadër të këtij Festivali do të jetë një javë e mbushur me paraqitje të jashtëzakonshme. Ajo çka e karakterizon këtë Festival, është se vitin e kaluar filloi si një nismë e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatri Shqiptar të Shkupit.

Pas suksesit të vitit të kaluar në Shkup, ky vit sjell këtë ngjarje të rëndësishme në Tiranë, ndërsa vitin e ardhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.

Ndërkaq publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjet në dy kohë, në ora 19:00 dhe 21:00, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës të Kosovës, në rrjetet sociale, mbrëmja e fundit do të shënojë premierën e veçantë të shfaqjes, “Shtëpia e Zotit”, një bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar në Shkup.

Vepra është shkruar nga Ledian Gjeçi dhe do të prezantohet në regji të Ilir Bokshit.

Në fotografitë më poshtë mund të shikoni orarin, sallën dhe shfaqjet se ku mbahen:

ObserverKult


Lexo edhe:

“HESHTJA E SIRENAVE”, PREMIERË NË FESTIVALIN E FILMIT NË BRAZIL

Në Festivalin e Filmit Mostra në Sao Paolo në Brazil, edicioni i 47-të, do të shfaqet premiera e filmit “Silence of Sirens” (Heshtja e Sirenave).

Ky film me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, në kategorinë New Film Makers Competition, njofton Ministria e Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Arben Duka zëri ajër

ARBEN DUKA: NE DHE SHQIPËRIA

Poezi nga Arben Duka

Shpërndarë pa fund dhe pa fillim,
Si zogjtë e korbit nëpër botë,
Mallkuar qofsh o vendi im,
Që as me bukë nuk na mban dot.

Ca sharlatanë, ca ujqëri,
Na turpëruan njëmijë breza,
Moj rrënjëdala Shqipëri,
Ç’m’i pate ditët kaq të zeza.

Gjithë djalëria që ti nxore,
Dhe nuk i ndave kurrë prej pragut,
Shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
Se bëjnë punën e zezakut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult