Festivali folklorik “Sofra Dardane”, e kthyer tashmë në një traditë në Tropojë, mblodhi edhe këtë vit për tre ditë me radhë 4, 5 dhe sot (6 maj) ansamblet popullore nga të gjitha trevat shqiptare dhe ikonat e muzikës popullore.
Në edicionin e 22-të të këtij festivali që po mbahet në qytetin e Bajram Currit, po marrin pjesë ansamble nga Çamëria në Preshevë, nga Tetova në Tuz, Plavë e Guci.
Në nisje të aktiviteteve, grupet folklorike të Tropojës, Vlorës, Mallakastrës, Dibrës së Madhe, Çamërisë, Gjakovës, të Ansamblit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, parakaluan në bulevardin kryesor të Bajram Currit nën tingujt e tupaneve, fyejve e veglave të tjera muzikore të trashëguara brez pas brezi.
Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se Tropoja do të vijojë angazhimin e saj në përmirësimin e mëtejshëm për turizmin elitar i cili po shënon rritje nga viti në vit.
“Festojmë dhe këndojmë së bashku,në Tropojë”, ka shkruar ndër të tjera Byberi.
Përndryshe festivali “Sofra Dardane”, i paraprin edhe çeljes së sezonit turistik në Valbonë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANSAMBLI I TIRANËS FITON ÇMIMIN E PARË NË FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË SHOQËRIVE KULTURORE ARTISTIKE NË KOSOVË
Me shumë aktivitete kulturore e sportive është mbyllur edicioni i 23-të i Manifestimit Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024” në Viti, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Vitisë.
Juria profesionale e këtij festivali ka ndarë çmimet për shoqëritë dhe ansamblet, sikur edhe për orkestrën, kostumografinë, solistët, instrumentistët etj.
Vendi i parë i edicionit të sivjetmë, i takoi Ansamblit “Tirana” nga Tirana.
Ansambli i Tiranës me pjesëmarrjen e tyre të zjarrtë dhe pasionin që ndezën në skenë arritën të rrëmbejnë vëmendjen e publikut dhe të jurisë, duke u shpallur fitues të çmimit të parë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE RIKTHEN TURNEUN ARTISTIK PAS 30 VITESH
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.
Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit. Kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore.
Po ashtu për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Aktiviteti nisi me qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Shkup. Dhe në përmbyllje në qytetin e Tetovës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult