Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën. Kjo po bëhet që të sjellë përpara publikut festën e rëndësishme të muzikës shqiptare, në mbrëmjet e 27, 28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.
Drejtori i Festivalit, Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografi të Albi Çifligut. Realizohet me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti. Do të jetë nën moderimin e Xhemi Shehu e Jonida Maliqi, Isli Islami e Kelvi Kadilli. Dhe drejtimi artistik do të bëhet nga Elton Deda.
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e Festivalit dhe disa prej emrave më të njohur të tij, transmeton ‘tirananews.al’.
Muzika, e cila është kryefjala e çdo viti në Festival, do të vazhdojë të mbetet e tillë, jo vetëm në mbështetje të këngëve garuese, por edhe numrave artistikë specialë, për të sjellë një festival tërësisht shqiptar, por me qasje europiane e bashkëkohore në trajtim.
Gjatë konferencës për shtyp, stafi i Festivalit foli për konceptin e këtij edicioni, i ndarë në tri net. Gjatë kësaj kohe do të bashkohet historia, e tashmja dhe ajo që pritet t’i ndodhë muzikës shqiptare në të ardhmen, aksesi në tregun europian të këngës.
Netët e Festivalit do të përcillen me publik, me numër të kufizuar, duke respektuar certifikatën e vaksinimit dhe tamponin me rezultat negativ.
———————————————————–
Lexo edhe: ARILENA ARA SJELL FESTIVALIN E SAJ TË PARË NË SHQIPËRI!
Në datën 19 nëntor, në orën 19:00, sheshi “Skënderbej” do të presë publikun për të festuar “ngjyrat” e albumit të ri të këngëtares Arilena Ara.
Ashtu siç edhe artistja ndërkombëtare ka treguar në rrjetet sociale, “Pop Art Festival” do të presë në skenë edhe këngëtarin e njohur Gjon’s Tears.
Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital në Tiranë për këngëtaren Arilena Ara.
Kujtojmë se vitin e kaluar Arilena mbajti një koncert akustik në sheshin “Nënë Tereza”, por pa praninë e publikut.
Kjo shkaku i masave parandaluese të COVID-19.
Albumi “Pop Art”, me 12 këngë përfshirë këtu edhe “Thirr Policinë”, “Ke me mungu”, “Aligator” dhe “Murderer”, shënon një tjetër stad të karrierës së Arilena Ara.
Vite pas fitores së X Factor Albania, pak vite pas bujës që pati kënga “Nëntori” dhe shumë pak kohë pas fitores së Festivalit të 58-të të Këngës, Arilena duket gati më shumë se kurrë për sukseset e radhës.
Se çfarë surprizash do të ketë “Pop Art Festival” mbetet për t’u…
Leximin e plotë mund ta bëni KËTU.
ObserverKult