Ai po e shfrytëzon këtë kohë për të krijuar skulptura të cilat do t’i përmbledhë në një ekspozitë personale.
Skulptori nga Peja, Haxhi Gjoni, po e formëson në gur figurën e gjarprit. Këto vepra ai planifikon t’i ekspozojë në qytetin e lindjes.
Me tehun e daltës, në miniaturë ai skalit medaljone nga gurët e eksploruar në nëntokën e vendeve të ndryshme.
Skulpturat e Haxhi Gjonit konsiderohen se kanë formë unike si relikte të pazakonta artistike.
Para dy vjetësh, ai hapi ekspozitën personale “Pullë postare” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës dhe të njëjtën e kishte prezantuar edhe në Tiranë./koha