Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.
Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.
Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.
Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.
Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.
Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104-vjeçare.
Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.
”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. ”
Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.
Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.
“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”
Në moshën 86-vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.
“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.
Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.
Një humbje tjetër e papritur…, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.
“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”
Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.
Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.
Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”
George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.
Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish./zeriiamerikes