Filarmonia e Kosovës fillon vitin me një program të veçantë!

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës më 27 janar duke filluar nga ora 20:00 do të vjen para publikut artdashës me dy premiera. Ajo që duhet theksuar është se pas disa vitesh rikthehet në program simfonia Nr.7 e Bethovenit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi për media.  E veçanta në koncertin simfonik është se do të dirigjohet nga një mjeshtre e njohur nga Zvicra.

“Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin simfonik i cili do të dirigjohet nga mjeshtrja zvicerane, Lena-Lisa Wüstendörfer, në këtë bashkëpunim të parë me Orkestrën tonë”, thuhet në noftimin e MKRS-së.

Në këtë koncert në rolin e solistes do të prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Pranvera Hoxha. Ajo do të luajë “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck.

Shkodran Osmanaj, kontrabasisti i dikurshëm i Filharmonisë së Kosovës i cili prej kohësh koncerton me disa prej orkestrave më në zë në Zvicër dhe jo vetëm, do të rikthehet në Prishtinë. Ai kësaj radhe do të performoj si solist, duke sjellë “Koncertin për kontrabas dhe orkestër” të Serge Koussevitzky-t.

Ndërkaq në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra do të interpretojë Simfoninë e nr. 7-të të Beethovenit.

/ObserverKult


10 perla poetike të Azem Shkrelit: Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal...
Azem Shkreli

Lexo edhe:

AZEM SHKRELI: MIQ, NJË DITË DO T’VAREM N’VARGUN TIM

Janë diku do kroje ku rishtas na prarohet fjala,
Një zjarr i fjetur që ndizet e shuhet diku në ne
Dhe një gur, fron heshtje, mbi t’cilin u thehet vala
Duhive t’kuqe dhe rriten fëmijët që s’kanë për t’le.

N’at fron gjeniu që s’flet as nuk përgjegjet
Ngrihet Mbinjeriu apo na zënë myk ndërgjegjet?

E ato kroje t’cemta t’gjakut janë t’shejta, thonë
N’pasqyrë të tyre s’guxojmë ta shohim vetëveten
Nëse fjala, e ndyrë nga ëndjet, na bëhet kumbonë
E shurdhët e n’te veç emrat dhe gishtat na mbeten.

Kë do ta ngrohi ai zjarr i fjetur diku në ne:
Ata që vdiqën apo fëmijët që s’kanë për t’le?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult