Filarmonia e parë shqiptare u krijua më 1924 jo në 1950…

Një libër për bandën Kombëtare “Vatra” i Vaso Toles është promovuar në Akademinë e Shkencave në Shqipëri. Duke sjellë historinë e saj nga vitet 1920 e deri në ditët e sotme dhe rolin e Vatrës në institucionalizmin e muzikës pranë institucioneve të shtetit shqiptar, por libri sjell edhe më shumë.

“Kontributin e Thoma Nasit si krijues e drejtues i formacionit muzikor i bandës “Vatra”. Dhe dirigjenti dhe ideatori i orkestrës së parë sinfonike shqiptare të krijuar në Korçë.

Banda Kombëtare “Vatra” është interpretuesja e parë zyrtare e himnit kombëtar. Ajo ka interpretuar të gjitha këngët e njohura si patriotike si “Dua më shumë mëmëdhenë”. Apo “Eja mblidhemi këtu-këtu”, tha Vaso Tole.

Historia e bandës që u bë presidenciale e mandej mbretërore, që mblodhi trashëgiminë foklorike. Dhe nxiti mësimin e muzikës në shkolla vjen në një botim me dokumentacion mbi Thoma Nasin në Shqipëri e luftën e Vlorës. Duke theksuar se do jemi komb europian kur të vlerësojmë artet dhe muzikën.

Tole kujton se deri më sot dinim që “Filarmonia e parë u krijua më 1950, por në fakt jo, u krijua më 1924”.

Mbi këtë detaj, Zana Shuteriqi vëren se “është dokumentacion i panjohur deri më sot. Dhe kjo padyshim e bën të rëndësishme rimarrjen e çështjen e ‘Vatrës”.

Ndërkaq, Zaho Golemi vëren se “armët e tyre ishin veglat muzikore që ishin nga më të mirat sepse edhe stërgjyshërit e tyre. Ashtu i blinin armët, nga më të mirat”. Konferenca u përshëndet nga pasardhësit e Thoma Nasit nëpërmjet një videoje./(BalkanWeb)

LEXO EDHE: FILARMONIA NË 20-VJETOR ME HISTORI SUKSESESH E PA KUSHTE ELEMENTARE

Shumica prej 400 vetave që në majin e vitit të kaluar kanë ndjekur koncertin e Filarmonisë së Kosovës në Paris. Pas ndjesisë që kishte krijuar interpretimi, mund të kenë menduar që bëhet fjalë për një institucion me traditë të paktën disadekadëshe.

Pakkujt pas koncertit në katedralen “Saint-Louis-des-Invalides” mund t’i ketë shkuar mendja që institucioni ishte në fund të dekadës së dytë pas themelimit. E që Kori bashkë me Orkestrën mbajnë prova në një sallë prej rreth 150 metrash katrorë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU