Filarmonia e Kosovës, të shtunën mbrëma një koncert në Shkup.
Koncerti mbahet në Sallën e Koncerteve të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Me kë rast të prezantohet Orkestra Harkore e Filarmonisë së Kosovës në udhëheqjen e koncert-mjeshtrit Visar Kuçi (violinist).
Në program do të interpretohet:
“Serenatë për harqe në e-mol” nga Edward Elgar,
“Suita e Holbergut” nga Edvard Grieg dhe
“Koncert për piano dhe orkestër” nga kompozitori polak Henryk Gorecki.
Solist i mbrëmjes së koncertit të Filharmonisë do jetë pianisti i mirënjohur kosovar Misbah Kaçamaku.
“Për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19 numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Hyrja në koncert për personat të cilët bëjnë rezervimin është pa pagesë”, thuhet në komunikatë./ ObserverKult