Ministrja e Kulturës e Maqedonisë, Irena Stefoska, e hapi mbrëmë edicionin e 60-të, jubilar të ngjarjes ndërkombëtare të poezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”. Duke iu referuar termave karakteristikë të Strugës, fjalimin ia kushtoi poetëve, duke u uruar atyre shumë vargje dhe vite të tjera të suksesshme në “Mbrëmjet strugane të poezisë”.
Në edicionin jubilar, i cili mbahet sipas protokolleve të veçanta për shkak të pandemisë së Covid-19, marrin pjesë rreth 30 poetë nga Austria, Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Estonia, India, Italia, Lituania, Kosova, Mongolia, Palestina, SHBA, Sllovenia, Serbia, Hungaria, Franca, Kroacia, Mali i Zi, Zvicra. Disa prej tyre, përfshirë fituesen e Kurorës së Artë, poeten britanike Kerol En Dafi, kishin video lexime.
Laureatja e këtij viti në videon e saj në hapjen e Festivalit shprehu kënaqësinë që ajo është fituese e Kurorës së Artë dhe iu bashkua emrave të lartë poetik.
Edicioni jubilar i festivalit do të mbahet nën moton “Dëshmi të lartësuar, vargje sublime”, e cila sipas IK “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, thekson rëndësinë e Parkut të Poezisë dhe simbolikën e mbjelljes së pemëve nga laureatët çdo vit, si një akt që feston rritjen e festivalit.
Pjesa më e madhe e leximeve të poezisë dhe portreteve të festivalit do të mbahen në tarracën verore në hotelin “Drim” dhe në skenën verore në Qendrën për kulturë, dhe është paralajmërua prania e rreth 30 poetëve nga vendi dhe bota.
Manifestimi përfundon të dielën me leximin e poezisë ndërkombëtare “Urat” dhe prezantimin e çmimeve, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”, në tarracën verore të hotelit “Drim”./zhurnal.mk
LEXO EDHE: Ohri, liqeni i legjendave dhe qyteti nën ujë