Filloi Festivali i Kanës, shfaqet premiera e “Anette”

Festivali i Filmit në Kanë hapi dyert, pas dy vjet pauzë për shkak të pandemisë, me premierën e planifikuar të “Annette” dhe me ardhjen e të ftuarve, ndërsa kështu filloi zyrtarisht edicioni i 74 i këtij festivali.

Mjuzikli fantastik “Anette” me protagonist Adam Driver dhe Marion Cotillard hapi festivalin, ndërsa në ceremoninë e hapjes ishin prezent fituesi i Palmës së Artë të vitit të kaluar, Bong Joon Ho (për filmin “Parasite”) dhe Jodie Foster.

Me këtë rast, Foster është nderuar me Palmën e Artë, ndërsa për herë të parë në Kanë kishte shkuar si 13-vjeçare me “Taxi Driver” të Martin Scorsese. Çmimi iu nda aktores nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.

Spike Lee, i cili kryeson jurinë që do të vendosë për çmimet e Palmës së Artë të këtij viti, arriti i veshur me një kapelë të zezë dhe një kostum rozë me syze që përputheshin.

Pjesa më e madhe e bisedës së të martës në Kanë u përqendrua në padrejtësinë dhe mbijetesën. Ndryshe, vizitorët e festivalit të këtij edicioni testohen çdo 48 orë dhe do të mbajnë maska në shfaqje. Ekziston një mungesë relative në promovim, ndërsa Hollywoodi është më pak i pranishëm sesa në vitet e mëparshme, transmeton ‘rtklive’.

Krahas Lee dhe Foster, Pedro Almodovar, Marion Cotillard, Helen Mirren, Candice Swanepoel, Jessica Chastain, Bella Hadid dhe shumë të tjerë të famshëm nga bota e filmit dhe skenës parakaluan në tapetin e kuq në hapje.

LEXO EDHE: