HBO ka bërë të ditur se kanë filluar xhirimet e serisë së re “Game of Thrones: House of the Dragon”.
Ky rrjet këtë e bëri të ditur përmes postimit të një fotografie. Ngjarjet në seritë “House Of The Dragon” ndodhin 300 vite para ngjarjeve të “Game Of Thrones” të vitit 2019. Ato rrëfejnë tregimin për familjen Targaryen, i cili bazohet në romanin e autorit George R. R. Martin, të vitit 2018, të titulluar Fire & Blood.
Sipas Daily Mail po ashtu, aktori Matt Smith u pa i veshur me kostumin e Prince Daemon Targaryen bashkë me ekipin realizues në plazhin Holywell Bay, gjë që konfirmon se bregdeti jug-perëndimor do të jetë vendi kyç i xhirimeve. Smith më parë u veçua për rolin në filmin Doctor Who, ndërkaq në The Crown me paraqitje me rolin e Dukës së Shenjtë të Edinburgut.
Bashkë me Smith u pa edhe Emma D’Arcy, e cila paraqitet me rolin e princeshës Rhaenyra Targaryen. Këto seri i krijoi Martin bashkë me Miguel Sapochnik e Ryan J Condal. Considine do të paraqitet me rolin e mbretit të mirë dhe modest Viserys Targaryen. Fansat e “Game of Thrones: House of the Dragons”, në këto seri do të shohin familjen Targerien të vendosur që të futen në një luftë të ashpër civile, transmeton ‘rtv21’.
Në seritë e mëparshme, personazhi Daenerys Targaryen, rolin e të cilës e luajti Emilia Clarke, ishte personazhi kryesor për tetë sezone të tij, filluar nga viti 2011 deri në vitin 2019. Seritë ishin fenomen kulturor në vend.
Ato u shpërblyen me 59 çmime Emmi, duke u bërë kështu seritë më të suksesshme në historinë e televizionit. Seritë e reja të “The Game of Thrones: House of the Dragon” do shfaqen vitin e ardhshëm.