Film për ngjarjet e rënda që ndodhën në vitin 1997 në Shqipëri

Redi Zyka është një aktor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Kanada, ku edhe ka realizuar disa filma. Ai është larguar nga vendi në vitin 2001 kur ishte 13 vjeç për të realizuar ëndrrën e tij.

Aktualisht ai po punon për një projekt që lidhet me vitin 1997. Pra, me ngjarjet e rënda që ndodhën në Shqipëri.

Karakteri i tij është “Dardani”, një njeri negativ edhe manipulues. Kjo sipas situatës që ndodhi në atë vit, ai merr nën përkujdesje një djalë të ri me emrin Ervin.

Prindërit e Ervinit nuk janë fare dakord që ai të shoqërohet me grupin e Danit, por Ervini është i vogël dhe naiv. Ai e shikon sa shumë punojnë prindërit e tij dhe prapë nuk janë mirë nga gjendja ekonomike.

Me Danin ai bën shumë shpejt lekë dhe e konsideron atë si vëlla të madh, por Dani është njëri i ftohtë dhe vetëm do ta përdorë për interesat e tij.

Filmi do jetë i bazuar edhe në përjetimet e tij të fëmijërisë ne vitin 1997 dhe disa skena do jenë fiction, jo te bazuara nga ngjarje reale. Do zgjasë rreth 30 minuta edhe do jetë aksion, thriller. Aty trajtohen edhe shumë nga ngjarjet kriminale që ndodhën në atë vit.

Mesazhi dhe morali i filmit konsiston në faktin që jeta është shumë e shkurtër, të mos shkojnë mbas lekut të shpejtë dhe do krijojnë probleme për veten dhe familjen e tyre./ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

I RIU SHQIPTAR QË PREKU ËNDRRËN NË KANADA: SI HYRA NË BOTËN E FILMIT, ÇFARË IU THEM TË HUAJVE PËR SHQIPËRINË

Redi Zyka është një ndër shqiptarët që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij në Kanada. Prej vitesh, ai ka një karrierë të suksesshme në kinematografi.
Aktori rrëfen fillimet me rolet sporadike, deri kur iu besuan projekte më të mëdha. I pyetur edhe për Shqipërinë, ai shprehet se gjërat po ndryshojnë për mirë në vendin e tij.

Redi na zbulon sesi çon te kanadezët një copëz Shqipërie.

Një shqiptar i suksesshëm në Kanada, si kanë qenë fillimet tuaja?

Fillimet e mia kanë qenë si aktor figurant. Kam qenë fillimisht në një agjenci aktrimi, kontrata me të cilën nuk funksionoi. U largova dhe lidha një kontratë tjetër me agjencinë që jam edhe sot e kësaj dite.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult