Një grup të rinjsh në Tiranë kanë realizuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë një film me metrazh të shkurtër për virusin vdekjeprurës.
Mesazhi i kushtohet bluzave të bardha, të cilët janë në vijën e parë të luftës me Covid-19.
Një shqiptar me banim në Angli rikthehet në vendlindje dhe pa e ditur se është mbartës i virusit infekton të parët familjarët dhe më pas fqinjët e tij.
Xhirimet tregojnë Shqipërinë në karantinë, luftën me armikun e padukshëm, masat qe ka marrë qeveria. Gjendja bëhet serioze ne Shqipëri, deri sa një nënë mjeke, gjendet në dilemë midis betimit të Hipokratit dhe realitetit. Midis përkujdesjes për foshnjën disa muajshe, të cilën e ushqen edhe me gji, ajo vendos te jetë në krye të detyrës dhe të ndërpres lejen e lindjes.
Filmi i realizuar nga Ermal Qori u shfaq premierë në Repolitix./ ObserverKult.com