Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu” shfaqet sot në Kino ABC

Pas premierës që pati në Tiranë, pastaj në Prizren filmi dokumentar “ Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe regji të Valmir Tertini këtë të enjte do të shfaqet edhe në kinemanë ABC në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, Fahri Musliu, ndërsa ka ftuar të gjithë ata që duan ta shikojnë këtë dokumentar të vinë në Prishtinë.

“Bekim Fehmiu edhe në Prishtinë më 16 nëntor (e enjte) 2023, ora 13.00, në Kinemanë ABC. Aty ku e kalonte kohën dhe takohej me miq e dashamirë, gjatë pushimeve verore.
Ju mirëpresim”, ka njoftuar Musliu.

Ky dokumentar është xhiruar në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe Itali, prej vitit 2019. Dokumentari për Bekim Fehmiun pritet të jetë pjesë e festivaleve të ndryshme prestigjioze mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS PREMIERËS NË TIRANË, DOKUMENTARI PËR BEKIM FEHMIUN SHFAQET EDHE NË PRIZREN

Dokumentari i gjatë artistik kushtuar figurës së aktorit të madh Bekim Fehmiu, pas Shqipërisë po vazhdon në Kosovë, pikërisht në Prizren.

Dokumentari prej 66 minutash i xhiruar në gjashtë shtete është me regji nga Valmir Tertini dhe skenar të Fahri Musliut.

Pas Prizrenit, filmi do të shfaqet dhe në Prishtinë, Beograd, Romë e Nju-Jork. Gjithashtu dokumentari ka nis dhe distribuimin nëpër festivale ndërkombëtare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


RRËFIMI RRËQETHËS I GRUAS SË BEKIM FEHMIUT: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT TË TIJ…

Aktorja Branka Petriq dhe bashkëshorti i saj, Bekim Fehmiu ishin të martuar për gati pesë dekada, dhe ishin çift për t’u pasur zili.

“Kemi kaluar momente të shkëlqyera dhe të tmerrshme, por ajo që ishte konstante, si një spirancë, ishte dashuria jonë. Dhe ajo, aspak patetike, mbeti deri në fund të jetës sonë. Kemi pasur qetësi dhe stuhi, ngritje dhe zbritje në jetë, e cila zgjati gati pesëdhjetë vjet”, ka deklaruar Branka, e cila me aktorin shqiptar ka dy djem, Uliksin dhe Hedonin, transmeton ‘espresso.rs’.

ObserverKult