Filmi dokumentar “Hope” fitoi çmim në Festivalin e Amsterdamit

Filmi dokumentar “Hope” ka marrë çmimin “Best Cast” në festivalin “Amsterdam World International Film Festival”.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja e filmit dokumentar, Vjosa Abazi, e cila është shprehur e lumtur që historia e katër grave protagoniste të dokumentarit po dëgjohet e vlerësohet edhe jashtë vendit.

Filmi dokumentar “Hope”-“shpresa” zbulon jetën e katër grave, vështirësitë e tyre dhe situatat sfidues, me të cilat ballafaqohen, në baza ditore.
Këto gra përballen me vështirësi me të vërtetë ekstreme sfiduese që janë të vështira për çdo qenie njerëzore. Makfirete Zenuni, një grua 41 vjeçare, që prej tri vitesh kujdeset 24 orë për djalin e saj që është në komë, Valentina një grua 29-vjeçare, për shkak të vrazhdësisë së jetës ka humbur ndjenjën e jetës dhe feminitetit. Ferdonija 65 vjeçare, nga Gjakova ndërvepron çdo ditë me bijtë dhe burrin e saj të vdekur, të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, ndërsa karakteri i fundit Dada, një 55 vjeçare, nga Prizreni mbijeton duke mbledhur kanaqe të përdorura për të sjellë gëzim për fëmijët e saj./rtklive

LEXO EDHE: Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit, në fokus ishte gjakmarrja