Filmi i regjisorit shqiptar hyn në listën e ngushtë “Oscar”

Filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, “The Van”, në të cilin luajnë dy aktorë nga Kosova, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj, është futur në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.

“The Van” që është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz garon krahas filmave: “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Two Distant Strangers”, “The Van” dhe “White Eye”.

Nominimet për “Oscar” do të shpallen në 15 mars./rtklive