Filmi kosovar “Vera andrron detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar në Tokio

Filmit kosovar “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit  iu dha çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.

Filmi trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj. Ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Çmimi i Madh i Tokios ka vlerën e 30 mijë dollarëve, shkruan Screendaily, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, ky film gjatë këtij viti ka qenë pjesë edhe e disa festivaleve të tjera.

———————————————————————

LEXO EDHE: VERA ANDRRON DETIN” E KALTRINA KRASNIQIT FITON ÇMIMIN “AUTORË NËN 40 VJEÇ” PËR REGJINË MË TË MIRË

‘Vera andrron detin’ filmi kosovar me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha ka fituar çmimin e ri “Autorë nën 40 vjeç” nga “Venezia a Napoli”.

Juria vlerësoi filmin kështu:

“Për mënyrën se si ajo tregon, përmes forcës së grave, marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë, në një vend në rindërtim. Fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Drejtimi tërheq me saktësi dhe koherencë rruga e aspiratave të drejtësisë së një nëne dhe një vajze. Duke lënë në fund aftësinë për të parashtruar pyetje dhe sfida për të ardhmen e një shoqërie të tërë dhe identitetit kombëtar “.

Kushtuar drejtoreshës Valentina Pedicini, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2020 në moshën 42-vjeçare. Çmimi synon të rrisë autorësinë e re të grave. Pasi ajo ka lënë gjurmë me një vizion të guximshëm, etik dhe delikat në kinema.

Dy çmime u jepen autorëve gra nën 40 vjeç, të cilat dallohen për talentin e tyre në regji, skenar, montazh dhe drejtim fotografie. Për një nga filmat e zgjedhur në Bienalen Orizzonti dhe Orizzonti Extra, Ditët e Venecias dhe “Javën Ndërkombëtare të Kritikëve”.

Fituesit do të priten gjithashtu në Napoli gjatë “Venezia a Napoli. Il cinema esteso ”për një rezidencë artistike. Si dhe do të takojnë auditorin në shfaqjen e filmave për të cilët janë shpërblyer”.