Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, bëhet fjalë per Mesaret Ymerin. Veterania e Luftës
Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.
Ajo ishte 90-vjeçare kur rrëfeu kohë më parë për ‘News24’ momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane. Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek këpucët.
“Kam qenë 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne.”
E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj: “Qeveria të na ketë në vemendje sidomos për ne invalidët pasi ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit”.
Por jeta si partizane nuk është e gjitha. Ajo e ka kaluar jetën e saj me një bashkëshort pilot, që jo rastësisht, zbulon ajo, ka qenë edhe piloti personal i Enver Hoxhës./a.m.
Lexo edhe:
Roli i Kadri Roshit që nuk u pa kurrë në televizor, filmi i mbetur në gjysmë
ObserverKult