Me datë 27 mars në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, në rrugën Aleksandër Moisiu në Kinostudio, Tiranë, duke filluar nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës”.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga Akademia “Marubi”.
“Luaneshat e Kodrës” vjen me regji nga aktorja dhe regjisorja e njohur, Luana Bajrami. Ky film ka një kohëzgjatje prej 83 minutash, ndërsa është prodhim i vitit 2021.
Ndryshe, aktiviteti organizohet me mbështetjen e Institutit Francez dhe hyrja është e lirë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SOTIRIS PASTAKAS: POEZI
Poezi nga Sotiris Pastakas
Me lëng elbi
dhe hudhra, u ndërtuan
piramidat.
Nuk i duhet
asgjë më shumë
njeriut
për të lënë
pas tij monumente.
*
Para pesëmbëdhjetë vitesh
varrosa babain tim.
Pas pesëmbëdhjetë vitesh
varrosa nënën time.
Sot, në të dyzetat e saj, më thoshte
motra ime, ushqyem
njëqintë e pesëmbëdhjetë veta.
Sot e di se, sado
që të vazhdoj të ha
nuk do të ngopem asnjëherë.
*
Kaloj nga tavolina
në tavolinë, për një krodhë buke
një kockë bërxolle derri
e nja dy paidhaqe.
Të dielave bëhem qen.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult