Në Festivalin e Filmit “Zuger Filmtage” mbrëmë u zhvillua “Award Night” ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues në këtë festival të filmit, i cili kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës.
Pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi “Ninullë” i regjisorit të ri Adrian Asllani.
Në këtë mbrëmje filmi “Ninulllë” u nderua me tri çmime. Me çmimin e publikut për filmin më të mirë, me çmimin e kamerës më të mirë dhe me çmimin special të jurisë së të rinjve.
Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore.
ObserverKult
Lexo edhe:
FESTIVALI I FILMIT FRANKOFON, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU NDAU DEKORATË PËR DONATO GUILIANIN
Për gjashtë ditë me radhë ka qenë i hapur Festivalin i Filmit Frankofon, edicioni i 23-të i cili këtë vit ka trajtuar temën “Portrete të grave”.
Ky edicion është përmbyllur me shfaqjen e filmit të vitit 1959 “Marie –Octobre” me regji të Julien Duvivier.
Në ceremoninë përmbyllëse të këtij Festivali ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në këtë ambasadë, Donato Guiliani, ambasadorë e zëvendësambasadorë të Belgjikës, Kanadasë, Zvicrës, kolegë nga kabinetet qeveritare, artistë dhe artdashës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU