
Filmi më i ri artistik i regjisorit, Visar Morina, “Shame and Money”, do të ketë premierën botërore në Festivalin prestigjioz të Filmit “Sundance”. Kjo është hera e dytë që regjisori merr pjesë në kategorinë kryesore në Sundance, një arritje jashtëzakonisht e rrallë.
Në role kryesore në film shfaqen: Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi, Eshref Durmishi
Sinopsis: Pasi humbin jetesën e tyre në fshat, një familje kosovare detyrohet të zhvendoset në Prishtinë, në kërkim të një vendi në shoqërinë hiperkapitaliste.
Skenari e filmit e kanë bërë: Visar Morina & Doruntina Basha.
ObserverKult
Lexo edhe:






