Filmi “Ombrella” shpallet “Best Film for 2021” në Redding Shorts Fest

Regjisori i filmit me metrazh të shkurtër “Ombrella”, Ben Apolloni, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se filmi në fjalë është shpallur “Best Film for 2021” në festivalin Redding Shorts Fest.

“Filmi “Ombrella” shpallet “Best Film for 2021” nga Festivali Redding Shorts Fest. Urime gjithë ekipit”, ka shkruar ai, transmeton ‘cbc.al’.

Ndryshe, ky është një film i metrazhit të shkurtër tema e të cilit trajton dhunën seksuale, vrasjet, të zhdukurit dhe tmerret gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu “Ombrella” paraqet historinë e një gruaje e cila së bashku me vajzën pret burrin e saj të kthehet nga lufta.