35 filma nga 23 shtete të ndryshme të botës, pjesa më e madhe e të cilëve nga vendet evropiane por edhe nga SHBA, Kolumbia, Katari, Afrika e Jugut dhe Kina u shfaqen në netët e festivalit, duke filluar nga data 18-22 shtator në sallën e Kinema Majestik në Korçë.
Ndërkaq filmi ‘Prishtinë 2002’ i regjisores Trëndelina Halili, ka fituar çmimin e garës kombëtare si filmi më i mirë i shkurtër në KO:SH Film Festival 2023.
Këtë e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes llogarisë zyrtare Facebook.
KO:SH Film Fest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër mbajti edicionin e 10-të në Korçë ndërsa u mbështet për të gjashtin vit radhazi nga Bashkia e Korçës./ObserverKult
Lexo edhe:
ARTAN GJYZEL HASANI: O GRUA E BUKUR!
një kopsë e zbërthyer në këmishën e qiellit
dhe diellit i merret fryma mes gjinjve të tu…
…sa herë që ti hap buzët
xhindet dalin nga shishja
bota harron dy dëshirat e tjera
dhe qiejt lëkunden…
sa herë që ti gëlltitesh
burrat e qytetit zvogëlohen
dhe hija jote mbars me hiret e tua
cigaret që nuk dinë ku t’i shkundin…
sa herë që kohën vret me ne
vend varri për të nuk ka…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
VAJZA SHQIPTARE, POEZI NGA ALI ASLLANI
Poezi nga Ali Asllani
Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ato pate, madhëri e artë,
Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall,
Që të ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?
Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup,
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’!
Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë,
Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?
Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult