reklamë

Filmi “Shame and Money” i regjisorit kosovar Visar Morina shfaqet në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filmi “Shame and Money” i regjisorit kosovar Visar Morina është shfaqur për herë të parë në rajon në kuadër të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Premiera u mbajt në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ndërsa filmi është pjesë e Programit Garues – Filmi Artistik, duke u bërë pjesë e garës së një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon.

Në kastin kryesor të filmit janë Alban Ukaj, Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha dhe Fiona Gllavica.

Pjesëmarrjen e filmit në festival e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një publikimi në rrjetet sociale.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Në kërkim të poezisë” i Lorin Terezit shpallet fitues në DokuFest, historia e kampit të Ballshit në ekran