Filmi shqiptar “Pikë uji” fitoi çmimin të rëndësishëm në Gjermani

Filmi shqiptar “Pikë uji” së fundmi ka fituar çmimin “Film Press Award” në European Work in Progress, në Këln, Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale regjisori Robert Budina.

“Të lumtur që ‘Pikë uji’ fitoi çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani! Faleminderit jurisë që na nderoi përmes dhjetëra projektesh shumë cilësore. Mënyra më mirë për ta sjellë këtë film në jetë. Tani sfidat e vërteta, na presin”, ka shkruar Budina.

Filmi ka në qendër Aidën 45 vjeç, e cila ndodhet në kulmin e karrierës, kur i biri adoleshent Marku 16 vjeç rrezikon dënimin me burg, për dhunimin e një shoqeje të klasës. Ajo do të përdorë të gjitha mjetet për liruar të birin nga akuzat, derisa zbulon një të vërtetë të hidhur, me të cilën duhet të përballet.

ObserverKult  


oscars

Lexo edhe:

SHFAQET FILMI SHQIPTAR QË ËSHTË KANDIDAT PËR “OSCAR”- TRAJTON NJË NGJARJE TRAGJIKE

Filmi “Alexander” i regjisorit Ardit Sadiku, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimeve Oscar, u shfaq premierë në kinemanë Cineplex të Tiranës para një publiku kineastësh dhe gazetarëve të kulturës.

Filmi është dëshmia e një ngjarjeje tragjike, ndodhur ndërsa regjimi komunist ishte në grahmat e fundit.

Protagonisti i filmit, Aleksandër Gruda, një mekanik i anijeve të flotës detare, rrëfen arratisjen nga Shqipëria komuniste së bashku me familjen dhe miqtë, gjithsej 18 persona të cilët rrëmbyen një anije luftarake, në liqenin e Shkodrës.

Por rruga e tyre drejt lirisë nuk ishte e lehtë. Në përfundim të kësaj aventure, Aleksandri u gjet në udhëkryqin e jetës: t’i gëzohej lirisë apo të hidhërohej për humbjen e vajzës së vetme në tentativën për t’u arratisur.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


koci petriti

MJER’ AI QË S’KA THËNË FJALË QË THUHEN VETËM NJË HERË NË JETË…

Nga: Koçi Petriti

Ai ia prek flokët dhe ia ngatërron për gishta,
ajo një kopsë të këmishës ia shtyp me thua,
vesa pikëzon mbi lirishta,
shelgjet rrinë varur mbi përrua.

E marr me mend ç’i thotë ai tani
dhe ç’i përgjigjet ajo në këtë orë të vonë,
Sa të tjerë i kanë thënë këto fjalë,
e sa të tjerë do t’i thonë e do t’i thonë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult