Filmi “ Këtu vallëzohet me hijet” është vlerësuar me dy çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër.
Regjisori më i mirë Pluton Vasi dhe aktorja më e mirë Eri Shuke.
Filmi na përplas në dy kohë, atë të sotmen dhe periudhën komuniste, duke na bërë të reflektojnë nëse vërtet kemi ndryshuar apo jemi të njëjtët. Filmi vazhdon të vizualizohet ende në kinemanë Close Up në Londër.
Filmi vendoset në Shkodër. Ai na njeh me Florën, një gazetare shqiptare që rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një drame familjare me hijet e së shkuarës.
“Këtu vallëzohet me hijet”është nominuar për çmime edhe në festivale në Montreal, Sofie dhe Firence.
Karafil Shën mban rolin protagonist, me një interpretim të arrirë së bashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.
Ndërkaq filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë. Këtu vallëzohet me hijet, vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe Producentë Ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian. Top Channel është media partner.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Top Channel
ObserverKult
Lexo edhe:
NDRYSHOI MALET DHE LUMENJTË, CILI ISHTE TËRMETI MË TRAGJIK NË HISTORI QË VRAU MBI 100 MIJË NJERËZ?
Mëngjesin e 23 janarit 1556, një tërmet i dhunshëm goditi provincën Shaanxi në Kinën veriperëndimore. Ai zgjati disa sekonda, por besohet se ka shkaktuar drejtpërdrejt vdekjen e 100.000 njerëzve.
Me një magnitudë të vlerësuar midis 8.0 dhe 8.3, për shkak të kombinimit të faktorëve si gjeologjia e zonës dhe kriteret e projektimit urban, tërmeti rrafshoi në tokë qytetet Huaxian, Weinan dhe Huayin.
Detajet e katastrofës, e njohur edhe si “tërmeti Jiajing” sipas perandorit në fuqi, raportohen në mediat lokale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult