Filmi “The Baby” i Ben Apollonit shfaqet në Tirana International Film Festival

Filmi “The Baby” , me skenar dhe regji nga Ben Apolloni është selektuar dhe do të shfaqet në Tirana International Film Festival që do të mbahet nga datat 23 deri më 29 shtator.

Film është xhiruar në fund të vitit të kaluar në Shkup, ndërsa është financuar nga Agjencioni i Filmit të Maqedonisë së Veriut.

Është kohë lufte.  Një çift i ri bashkë me një bebe, mbesin të ngujuar në banesën e tyre, pa ushqim, pa qumësht. E gjithë ngjarja pastaj ka të bëjë me dramën e individëve të cilët janë në mëdyshje nëse duhet të ikin apo të qëndrojnë në atë vend të pasigurtë. Katrahura nuk ndalet aty,  ushtarët hyjnë në banesën ku gjejnë vetëm një bebe, pasi prindërit janë fshehur diku. Një krismë pas së cilës nuk dëgjohet më zëri i bebes është përfundimi ankthioz i filmit.

Filmi do të shfaqet më datë 26 shtator
Producent dhe drejtor fotografie i filmit “the Baby” është Halim Luta.
Luajnë: Fatlume Bunjaku nga Kosova dhe aktoret tjere jane nga Maqedonia, duke filluar nga Ismail Kasumi, Sami Mustafa, Abdullah Osmani, Vullnet Kuqi, Rrahim Ramadani, etj./ ObserverKult