Filmin “Kthimi” prezantohet në katër festivale ndërkombëtare

Filmi i metrazhit të gjatë KTHIMI i Kastriot Abdylit vazhdon të intrigojë vëmendjen e publikut, jo vetëm vendor, por edhe ndërkombëtar.

Ky film tash së fundmi ka marrë disa ftesa për pjesëmarrje në disa festivale ndërkombëtare, duke filluar në edicionin e 17th të Tirana International Film Festival nga data 23 maj deri më 29 qeshor, 2019, ku filmi do të shafqet me datë 26 ora 21:00 në Kinema “Agimi”.

Filmi “Kthimi” rrugëtimin do të vazhdoj në 36 Golden Rose – Bulgarian Feature Film Festival që mbahet në Varna nga data 27 shtator deri 4 tetor 2019, ku do të shfaqet me datë 3 tetor.

Më 7 tetor filmi “Kthimi” do të hap Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec kurse më 19 tetor do të shfaqet në kuadër të14th Macedonian Film Festival në Toronto.

Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare. Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar. Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që emigroi në Francë, ka vendosur të martohet me një franceze me emrin Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri hyri në Francë në një vizë të rreme) ai duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t’u martuar. Kjo duket si një mundësi e madhe për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për Sabine që të mësojë më shumë për rrënjët e tij.

Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e tharë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer “Besën” që ai i kishte bërë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre. Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike.

Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.

Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare. Në rolet kryesore, pra në rolin e Sabine, paraqitet Delphin Depardieu , aktorja nga Franca (njëherësh mbesa e aktorit me famë botërore Xherard Depardeu). Krahas saj në rolet kryesore paraqiten Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini.

Drejtori i Fotografisë: Vlatko Samoilovski, Kostumograf- Izet Curri, Skenograf- Zeni Ballazhi, Kompozitor- Memli Kelmendi, Montazhier- Kastriot Saqipi dhe Blagoje Nedelkovski, Producent Ekzekutiv[ Simeon Damevski.

Në rolet tjera paraqiten: Xhevat Qoraj, Shkëlqim Islami , Ismail Kasumi, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall, Beqir Nuredini, Shota Baraliu, Muzafer Etemi, Flerentina Ademi, Valdete Ismaili, Donika Ahmeti, Enver Halimi, Agim Sulejmani, Ramadan Malaj, Abdurahman Rahman, Shkup Abdyli, Jon Saqipi, Arb Abdyli, Rron Grajqevci, Nadire Ismaili Salihu, Burhanedin Salihu, Metush Agjani, Shoqëria Kulturo Artistike “Karshiaka”.
Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. (koha.mk)