Filtrat e Sokratit, para se të thoni diçka mund t’ju hyjnë shumë në punë

Dihet fama e madhe e mençurisë së Sokratit në Greqinë e lashtë. Një ditë erdhi dikush të takojë filozofin e madh dhe i tha:
– A e dini se çfarë dëgjova për një mikun tuaj?
– Prit një moment, – i tha Sokrati, – para se të më thuash, do të doja të të bëja një test, testin e tre filtrave.
– Të tre filtrave?

– Po, – vazhdoi Sokrati. – Para se të tregosh ndonjë gjë për të tjerët, është mirë të gjesh kohë për të filtruar atë që dëshiron të thuash. Unë e quaj atë testi me tre filtra. Filtri i parë është e vërteta. A e keni kontrolluar nëse ajo që do të më thoni është e vërtetë?
– Jo, sapo e dëgjova.
– Shumë mirë. Kështu që ti nuk e di, nëse është e vërtetë apo jo. Vazhdojmë me filtrin e dytë, atë të mirësisë. Ajo që do të më thuash për mikun tim, është diçka e mirë?
– Jo, nuk është e mirë.

– Pra, – pyeti Sokrati, – ti dëshiron të më thuash gjëra të këqija për mikun tim dhe nuk je as i sigurt se ato janë të vërteta. Pa të shohim, a mund të kalosh filtrin e tretë, atë të dobisë: A është e dobishme për mua ajo që do të më thuash për mikun tim?
– Besoj se jo.
– Pra, – përfundoi Sokrati, – ajo që do të më thuash nuk qenka as e vërtetë, as e mirë dhe as e dobishme për mua. Atëherë, pse do që të ma tregosh?

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS: JANJEVA SË SHPEJTI DESTINACION TURISTIK

Kanë filluar punimet për restaurimin e 14 shtëpive në fshatin e vjetër të Janjevës dhe po punohet po ashtu paralelisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve turistike.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ka ritheksuar se projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve.

Ndërsa ditë më parë, është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural. E që ka për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult