“Finalmente Elsa”/ Recitali i këngëtares së njohur që rrëqethi të pranishmit

Mbrëmë në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve është mbajtur recitali i këngëtares së njohur, Elsa Lila.

Me koncertin e titulluar “Finalmente Elsa”, artistja është rikthyer në qytetin e saj, nga ku nisi shumë vite më parë rrugëtimin. Me sharmin e saj, Lila ka preferuar të qëndrojë në veshjen klasike në ngjyrat bardhezi.

Ndërkohë publiku shqiptar i tregoi këngëtares se nuk e kishte harruar, pasi salla ishte e mbushur plot. Ky recital i Elsës u mbështet edhe nga kolegët e saj.

Hitet e Elsës ndër vite rrëqethën publikun dhe ngjitën në skenë kantautorin e njohur, Pirro Çako, me baladën e famshme “Diferenca je ti”.

Ndërkohë Elsa u shoqërua nga një bandë muzikore italiane në performancat përfshirë këngët “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Më herët, këngëtarja është shprehur se e ndjente si detyrë këtë recital për publikun shqiptar, për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ata i kanë treguar me vite edhe kur Elsa nuk ka qenë aktive në muzikë./gazetashqip

ObserverKult


Elsa Lila

Lexo edhe:

ELSA LILA RIKTHEN EMOCIONET, NGJITET NË SKENË ME PIRRO ÇAKON

Me këngë të reja dhe rikthim të sukseseve të viteve të para Elsa Lila rikthehet në skenën e kryeqytetit. Së bashku me të do të jetë edhe Pirro Çako si dhe instumentistë italianë.

E emocionuar dhe në krah të kompozitorit italian, Enrico Melozzi

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult