Ka ngjallur shumë debate, por dhe dyshime firma e hedhur e Martin Camajt në një shkresë, në të cilën ai deklaronte se pranonte të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Çezar Ndreu ka postuar në rrjetin social një dokument që sipas tij është firma e Camajt dhe nuk ka aspak lidhje me dokumentin e publikuar nga Auron Tare.
“Po i bashkangjisë letrës së Sigurimit për të vërtetuar firmën: Firma origjinale e Martin Camajt as i afrohet asajë të përpiluar në Tiranë! Duke i shtuar edhe atë që akoma në 1948 shkruhej: Vdekje Fashizmit – Liri Popullit?”, – shkruan ndër të tjera, Ndreu.
POSTIMI I PLOTË:
Dokumenti që Auron Tare pretendon se Martin Camaj ka firmosë si bashkëpuntor i Sigurimit rezulton të jetë jo i vërtetë
Duhet të jetë një dokument i përpiluar nga Sigurimi, për arsyet që diheshin
E para gjë në këto raste vërtetohet shkrimi dhe firma
Meqë unë kisha dy dokumente të shkruara dhe firmosura nga vet Camaj, janë letra dhe kartolina, për vit të ri 1979 dërguar në Usa ,
Po i bashkangjisë letrës së Sigurimit për të vërtetuar firmën
Firma origjinale e Martin Camajt as i afrohet asajë të përpiluar në Tiranë!
Duke i shtuar edhe atë që akoma në 1948 shkruhej :
Vdekje Fashizmit – Liri Popullit?