Firma e Leonardo Da Vinçit e fshehur tek Xhokonda?

Xhokonda (La Gioconda), realizuar rreth vitit 1503 nga Leonardo është një nga pikturat më enigmatike në historinë e artit dhe mbart me dhjetëra mistere të cilat studiuesit nga e gjithë bota janë përpjekur që t’i shpjegojnë.

Midis këtyre, disa pretendojnë një veçanti gjysmë të fshehur dhe të dukshme vetëm në një distancë shumë të afërt: sytë e Mona Lizës duket se fshehin shkronjat, një L në syrin e djathtë dhe një S në syrin e majtë.

Në pamje të parë ata duket se janë reflektime të thjeshtë, por sipas disa historianëve autori ka dashur të fusë inicialet e tij, ndërsa S është një sugjerim për identitetin e gruas së përshkruar që mund t’i përkiste familjes fisnike Sforza të Milanos, mbase Bianca Giovanna, vajza e Ludovico il Moro, mbrojtës dhe mbështetës i Leonardos.

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E VËRTETË: SA U PAGUA LEONARDO DA VINÇI PËR KRYEVEPRËN?

Mbetet kryevepra e gjeniut. Mjeshtri i madh, Leonardo da Vinçi, identifikohet me protretin e gruas, e cila, hyri pa trokitur në historinë e artit botëror. Lisa Gherardini Giocondo (Mona Lisa) lindi në vitin 1479. Mendohet të ketë qenë rreth 24 vjeç, në kohën kur Leonardo Da Vinçi, pikturoi portretin e saj.

Në vitin 1495, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, u martua me Francesco Di Bartolomeo Di Zanobi del Giocondo. I cili vinte nga dy martesa të mëparshme (të dyja gratë e mëparshme kishin ndërruar jetë) dhe ishte 19 vjet më i madh se Lisa.

Duke qenë i pasur, ekziston besimi se ai ka paguar da Vinçin, për t’i bërë një portret bashkëshortes së tij (ky portret, nuk u bë ndonjëherë pjesë e koleksionit të tij, në fakt).

Da Vinçi ka përdorur efektin e “sfumatos”, për të pikturuar portretin e Mona Lises, kjo për të shmangur vijat dhe për të krijuar një efekt atmosferik…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU