FISHTA MBI VARRIN E AVNI RUSTEMIT
Fragment
“Hajde, Avni, pra tash me u dá prej nesh pergjithmonë. E sa për punë të Shqypnís mos bán marak. Un, që ti e din se nuk gënjej, po t’jap fjalën ktû mbí grykë të vorrit tand se ideali yt kombtár do të triumfojë e Shqypnija ká me përparue e lirë e lulzueme;
pse në nji anë deka ká me herrë, ká me korrë, ká me shkëmesë kët frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershkue;
në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ká me shndritë mendjen e ká me dikue aq fort fuqí në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashuní të vërtetë, ta mbajë Shqypnín, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas kombeve të tjera të qytenueme. Ká me pasë Shqypni! Do të bâhet Shqynija!”
*Nga: Fjala e Àt Gjergj Fishtës në dekë t’Avni Rustemit, rev. “Afrimi”, vj. II, maj 1924, Vlorë. (postuar në fb nga Aurel Plasari)
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTOGRAFITË E RRALLA TË AVNI RUSTEMIT, NGA VAJTOJCAT E DERI TE HAPJA E ARKIVOLIT…
Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi publikoi kohë më parë foto të rralla të Avni Rustemit. Fotot i përkasin viteve 1924, vdekja dhe 1982 hapja e arkëmortit.
“Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës” shkruan ai.
Dervishi thotë se, “U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU