Fitorja u përket atyre që durojnë…

ObserverKult ua sjellë disa thënie për fitore :

Mund të kesh fat një herë apo dy, por fitoret janë rezultat i punës./ Marcello Lippi

Sa më të vogla shanset, aq më e ëmbël fitorja./ Charles Bukowski

Aftësia për të buzëqeshur pas humbjes është fitorja përfundimtare./ Bertus Aafjes

Kush lufton mund të humbasë, por kush nuk lufton, ka humbur tashmë./ Ernesto Che Guevara

Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra./ Arthur Calwell

Politika s’është si filmat: në politikë, shpeshherë fitojnë të këqijtë./ Robert Altman

Pesimizmi s’ka fituar kurrë asnjë betejë./ Dwight Eisenhower

Disa beteja mund të duhet t’i luftosh disa herë për t’i fituar./ Margaret Thatcher

Kushdo që thotë “nuk ka rëndësi nëse humbet apo fiton”, me siguri ka humbur./ Martina Navratilova

Të fitosh do të thotë, të shkosh më larg, të punosh më fort, të japësh më shumë se çdokush tjetër./ Vince Lombardi

Luftëtari më i aftë është ai që arrin të fitojë nga humbja./ Hans Urs von Balthasar

Fitorja u përket atyre që durojnë një çerek ore më tepër./ Marcel Proust

Nuk fiton gruaja që të ndjek, as ajo që ikën: fiton ajo që pret./ Elias Canetti

Një zemër e dobët nuk e bën kurrë për vete një grua të bukur./ Miguel de Cervantes

E vetmja fitore në dashuri është arratia./ Napoleon Bonaparti

ObserverKult