Loreen: Më pëlqen “Duje”
Për herë të parë për publikun shqiptar, fituesja e Eurovizion 2012 dhe garuesja e Suedisë në Eurovizion 2023, Loreen dha një intervistë ekskluzive për programin e Ermal Peçi ‘Më prit në fundjavë’.
Loreen me këngën e saj ‘Tattoo’ është pretendentë për të fituar sërish garën muzikore edhe pse i tregoi Ermalit se fitorja nuk është synimi i saj sesa muzika që ka depërtuar në shumë vende të Europës.
Me shaka, Ermali i drejtohet Loreen: A nuk u lodhe duke fituar?
‘Nuk është fitorja e rëndësishme, po përpiqem të bëj diçka ka të bukur për njerëzit. Nuk i dihet çfarë do sjell zoti, do bëj më të mirën’. – tha Loreen.
Gjatë bisedës me shumë energji dhe batuta miqësore ajo tregoi se fjala shqipe që di, që ka mësuar është ‘hajde’ ndërsa foli me shumë dashuri për këngën ‘Duje’ në Eurosong.
‘Ajo është një këngëtare shumë e mirë, shumë e vërtetë kur këndon. Më pëlqen që degjon edhe kulturen shqiptare në atë këngë, më pëlqen edhe melodia. Mësoj diçka për kulturën shqiptare nga kjo këngë. Më pëlqen shumë ‘Duje’
Ermali e fton Loreen ta këndojnë këngën bashkë dhe ajo na surprizoi të gjithëvë teksa këndonte disa çaste nga kënga jonë. Por a mund të fitoj Shqipëria?
‘Nëse zoti do që të ndodhi, do jem shumë e lumtur. Ne këndojmë, fitojmë, humbasim, është puna jonë. Nëse njerëzit duan, le të fitoj’ – tregoi Loreen në intervistën e saj ekskluzive me Ermal Peçi./rtsh
ObserverKult
Kliko edhe:
BBC E RENDIT NË FUND TË TABELËS KËNGËN E SHQIPËRISË NË “EUROVISION”…