Brigitte Bardot: Ndihem shumë më afër natyrës dhe kafshëve, se sa me njerëzit!

Nga Brigitte Bardot

“Kam zgjedhur vetminë për të mbrojtur veten. E ruaj veten nga njerëzimi që më rrethon, nga ky njerëzim i zhurmshëm dhe paragjykues. Jetoj e rrethuar nga kafshët, pemët, lulet. Kam kuaj, gomerë, desh, dhi, derra, pula, rosa, pata, pëllumba. Pastaj, sigurisht, mace dhe qen. Unë as nuk e di se sa janë…

Ndihem shumë më afër natyrës dhe kafshëve, se sa me njerëzit. E pranoj se e urrej shumicën e specieve njerëzore. Unë përkraha kauzën e kafshëve për t’i dhënë më në fund kuptim ekzistencës sime në Tokë. Po përpiqem t’i shpjegoj njerëzve se mizoritë që u bëhen kafshëve janë të padrejta, të papranueshme dhe shumë çnjerëzore. Nuk më vjen keq sikur bota ta kujtojë të madhërishmen Brigitte Bardot, që nuk ishte aspak e madhërishme”.

Brigitte Bardot është një aktore dhe modele franceze, e cila pasi hoqi dorë nga bota e modelimit dhe kinematografisë, iu përkushtua plotësisht mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, duke u bërë një aktiviste e flaktë.

Në fjalët e mësipërme, ajo shpreh një urrejtje të brendshme për njerëzit, urrejtje që shpesh vinte si pasojë e përfshirjes në “rrymën” e mbrojtjes së kafshëve. Me të vërtetë, mjafton të shohim përditë se sa shumë mizori bëhen me kafshët, për të arritur në përfundimin se te disa njerëz nuk ka më ndjenja.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

FOTOGRAFIA QË PO SHQETËSON FANSAT E AKTORES SË “SQUID GAME”

ObserverKult