Aktori i njohur, Luran Ahmeti ka vdekur dje pas infektimit me COVID-19.
Miku i tij, Liridon Hetemi e ka kujtuar Ahmetin përmes një bisede të fundit. Që kishte zhvilluar me të para disa ditësh.
“Rregulloma bre qitë telefon te shikoj futboll se me ka ra ky covid e spo rrihet spital! Fjalet e fundit të Luran Ahmeti do vi kosove edhe do takohemi shum shpejt per caffe. Nuk dashti Allahu shok mu taku por ti do jesh gjithmon ne Zemrat tona Ngushllime familjes”, ka shkruar Hetemi në Facebook.
Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ahmeti la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.