Fjalët e Sandër Prosit, që tronditën Xhelil Gjonin dhe për pak bllokoi “Gjeneral Gramafonin”

Filmi “Gjeneral Gramafoni” së fundmi është restauruar dhe tashmë vjen në një cilësi shumë herë më të lartë.

Ai konsiderohet si një ndër filmat më të mirë shqiptarë. Por ky film edhe mund të ishte bllokuar, ose më saktë disa prej skenave të tij.

Kjo është bërë me dije nga regjisori Viktor Gjika, në librin e tij “Vit pas viti”, në të cilin thuhet se Xhelil Gjoni ka pasur dyshime për skenën me Sandër Prosin.

Fragment nga libri me kujtime i Viktor Gjikës, “Vit pas viti”…

“Skenaristi Vath Koreshi miratoi menjëherë propozimin tim për të vënë në buzët e patriotit Sefedin (Sandër Prosi) në pragun e vrasjes së tij, fjalët lapidar të Abraham Linkolnit.

“Një njeri mund të gënjejë një tjetër për një kohë, mund të gënjejë edhe një popull për një farë kohe, por nuk mund të mashtrojë kurrë një popull të tërë për të gjithë kohën”.

Fjalët e mësipërme pështjelluan Komisionin e Kontrollit Paraprak. Në theks të veçantë Anastas Kondon, kryetarin e Komitetit të Kulturës, kur erdhën të miratonin filmin e mbaruar.

Ai e kishte kuptuar thelbin e mesazhit linkolnian dhe ndaj kishte frikë prej tij.

Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë, Xhelil Gjoni, pyeti me një dozë sarkazmi: “Çdo të thotë kjo fjali e gjatë?”.

Unë e kisha përgjigjen në majë të gjuhës:

“Po ja, shoku Xhelil, a nuk mashtroi Zogu kë mundi për një kohë por ama nuk mashtroi gjithë popullin tonë për gjithë kohën”.

Xhelili u qetësua dhe që aty filloi fjalë pas fjale të verë në dukje anët pozitive të filmit.”/vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E “GJENERAL GRAMAFONIT”: BUJAR LAKO NDENJI PËR JAVË TË TËRA NGA 24 ORË NË DITË ME LAVER BARIUN

Filmi i njohur “Gjeneral gramafoni” pati një jehonë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit.

Pas shfaqjeve në Shqipëri, filmi do të merrte pjesë në Festivalin e Filmit Ballkanik (1979) në Stamboll të Turqisë. Aty do të merrte Diplomë Nderi.

Ky film është vlerësuar si film shumë i arrirë edhe nga kritikët që ndiqnin festivalin.

Një nga pyetjet që iu bë regjisorit Viktor Gjika gjatë konferencës për shtyp ishte edhe ajo nga kritiku amerikan Borman:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult