Fjalët emocionuese që Brad Pitt dikur i thoshte për Angelina Jolie

Gruaja ime u sëmur, ishte pothuajse gjithmonë nervoze për shkak të problemeve në punë, për shkak të jetës personale, për shkak të dështimeve dhe problemeve me fëmijët. Kishte humbur 13 kilogramë dhe peshonte 41 kilogramë, ishte vetëm 35 vjeçe, dhe më pas humbi edhe më shumë peshë.

Angelina qante shumicën e kohës, dukej qartë se nuk ishte një grua e lumtur. Ajo ankohej vazhdimisht se i dhimbte koka, se kishte probleme me zemrën dhe se ndjente dhimbje në shpinë dhe në brinjë. Nuk flinte gjithë natën, flinte vetëm në mëngjes dhe gjatë ditës lodhej shumë shpejt.

Marrëdhënia jonë ishte gati të përfundonte. Angelina nuk ishte më e bukur, sytë e saj ishin të fryrë dhe kishte hequr dorë nga kujdesi për veten. Ajo nuk donte më të luante në filma, filloi të refuzonte çdo rol që i propozohej, edhe unë i kisha humbur shpresat dhe mendoja se do të ndaheshim së shpejti.

Por më pas mendova se ishte koha, kur unë duhet të veproja. Në fund të fundit, unë kisha pranë vetes gruan më të bukur në botë. Ajo është idealja për më shumë se gjysmën e të gjithë burrave dhe grave në botë, dhe unë isha i vetmi që kisha privilegjin të flija me të dhe ta përqafoja.

Fillova t’i bleja lule, ta puthja gjithnjë e më shpesh, ta komplimentoja, e përqafoja dhe e falënderoja çdo minutë. Bleva shumë dhurata për të dhe fillova të jetoj vetëm për të. Unë kam folur për Angelinën në publik, të gjitha diskutimet e mia kishin si tematikë vetëm atë. E lavdëroja para miqve të saj.

Nuk do ta besoni, por ajo u transformua totalisht. U kthye në një grua edhe më të bukur se më parë. Filloi të fitonte gjithë kilogramët e humbura dhe nuk ishte aspak nervoze. Ajo më kishte dashur më shumë se kurrë, dhe unë nuk e kisha kuptuar se ajo mund të donte dikë kaq shumë. Nga gjithë kjo histori, në fund kuptova se gruaja është reflektim i burrit që ka përkrah”./(bota.al)

—————-

Lexo edhe:

RRËFIMI I ANGELINA JOLIET, FLET PËR “VËSHTIRËSITË” E TË QENIT NËNË

ObserverKult