Fjalët emocionuese të Pirro Milkanit për Xhevdet Ferrin

piro milkani
Piro Milkani

Regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani në një bisedë, shprehet se me largimin e Xhevdet Ferrit kemi humbur një aktor të madh që la pas një gamë rolesh.

Ai tregon edhe karrierën e ti në ngritje nga momenti që erdhi nga Durrësi.

Xhevdet Ferri

“Kam edhe unë dhimbjen bashkë me ju dhe artdashësit shqiptar, për arsye se Xhevdeti ka qenë në radhë të parë aktor i filmit. Ne e qëmtuam që të ri fare atë djalë, kishte zë shumë të mirë dhe ishte fotozhenik. Mjaft i pashëm dhe shumë elegant në çdo veprim që bënte në skenë dhe jashtë saj.”

“Ka bërë role mjaft të mira. Ndjej keqardhje, nuk mund të them gjë tjetër. Xhevdeti ishte një djalë i ri që e kishte filluar karrierë në një moshë të re dhe nuk donte të luante në atë film “Besa e Kuqe” se donte te shkonte pushonte në plazh. Ne e morëm, babai i tij, i tha “ti do të shkosh me ata”. Xhiruam në një vapë të tmerrshme.”

Ndër të tjera e kujtoj si aktor dhe drejtor të QKK dhe ishte i shkëlqyer në të dyja rolet e tij. Kemi humbur një aktor të talentuar që ka lënë jo vetë film shumë të mirë, por një galeri rolesh. Është humbje, humbje, por përmes filmave do të jetë gjithmonë me ne, tha ai kohë më parë./revista-ai.com

ObserverKult

Lexo edhe:

“KISHTE BIOGRAFI TË KEQE’”/ REGJISORI PIRO MILKANI FLET PËR NJOHJEN 50-VJEÇARE ME AKTORIN RADOJA:…