Fjalët prekëse të Agim Doçit: Mirush Kabashi ka emocionuar 83 shtete të Evropës

Mirush Kabashi

Poeti i njohur, Agim Doçi ka folur për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Ai ka treguar për “Pas Mesnate”, se kanë qenë miq shumë të mirë bashkë dhe do të mbetet në memorien e tij si “Nderi i Kombit”.

Doçi theksoi se Kabashi ka qenë i pari pas komandantit të diktaturës që përmes rolit të Sokratit ka ngritur në këmbë të gjithë Pallatin e Kongreseve. Ai shtoi se Kabashi ka ngritur edhe sallat e 83 shteteve në të gjithë Evropën.

“Mirushi ndërroi jetë si ‘Nderi i Kombit’ dhe i tillë do të mbetet në kujtesën time, por në zemrat tona, unë do të përmend intepretimin e përsosur e Mirushit në veprën e Dhimitër Paskos ose Mitrush Kutelit. Atë porosi nga arkivat e ka nxjerrë Mirushi, me porosi të skenaristit së ngjarjes më të madhe kombëtare në vitin ’98, ‘Kosova djep lirie’, të cilën ai e recitoi.

Me Mirushin miqësia ka qenë e madhe sepse ishte mirënjohës. Dihet që mirënjohja është një lloj bime që nuk mbin në çdo lloj are. Këtë Mirushi e kishte të tijën. Me ‘Apologjinë e Sokratit’, ai befasoi Pallatin e Kongreseve që e ngriti në këmbë. Zakonisht Pallati i Koncerteve që i thotë Gjebrea, është ngritur në këmbë kur flisti komandanti. Vetëm Mirushi e ka ngritur atë sallë me 2434 spektatorë. E donin Mirushin, që sallat e 83 shteteve të Europës, Gjermani, Francë, Zvicër, Itali, Hollandë, Danimarkë, Norvegji, i ngrinte Mirush Kabashi në këmbë”, u shpreh Doçi./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRUSH KABASHI RRËFENTE VËSHIRËSITË E JETËS… TREGOI EDHE “FAJTORIN” QË “E DETYROI” TË MERREJ ME AKTRIM

Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…

Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës. Është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha. Madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, Kabashi rrëfeu momentet kyçe në aspektin familjar. Edhe atë profesional që kanë

Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik. Por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë. Dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë. E vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor.

FAMILJA

“Kam lindur në Shkodër, origjina ime është nga Kosova, im atë gjakovar, nëna durrsake, dhe jam rritur në Durrës. Nga ky konglomerat dalim në rezultatin që jam durrsak, në kuptimin që atje kam mbaruar shkollën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult