Fjalim motivues nga Margarita Xhepa: Si t’i përqafojmë vështirësitë e jetës dhe t’i kthejmë ato në mundësi?

‘UNICEF Albania’, në një nga “Mësimet e së Premtes” iu bashkua një aktore, ikona shqiptare, Margarita Xhepa, e cila në moshën 90-vjeçare dhe me një karrierë mbi 70-vjeçare, ndau me stafin e UNICEF-it mençurinë e saj të fituar përmes përvojave personale.

E njohur për punën e saj dhe interpretimet e pashoqe në afro 40 filma dhe 150 pjesë teatrale, ajo ka portretizuar personazhe të shumta në shumë zhanre dhe është renditur ndër aktoret më të vlerësuara në Shqipëri.

Pak ditë më parë, e ftuar nga ministri shqiptar i Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, ajo ka festuar ditëlindjen me një ceremoni zyrtare.

“Nuk jam mësuar të festoj ditëlindjet e mia. Në brezin tim, ditëlindjet e vajzave nuk festoheshin kurrë. Vetëm djemtë, burrat, por gratë … rrallë”, rrëfeu Margarita.

Pavarësisht nga mosha e saj dhe angazhimi i vazhdueshëm në jetën publike ende, ajo nuk mundi të refuzonte ftesën e UNICEF-it për një fjalim motivues dhe të ndante njohuritë e saj për arritjen e balancës punë-jetë me stafin.

Veprimtaria, e konceptuar si një “Talk-show”, u moderua me mjeshtëri nga Emira Shkurti, Specialiste e Drejtësisë për Fëmijët – një grua me shumë talente, përfshirë edhe pasionin për muzikën.

Salla e mbledhjeve të UNICEF-it në Shqipëri ishte e mbushur plot. E pyetur për çelësin e suksesit, artistja theksoi se si një ndjenjë qëllimi i jep jetës kuptim dhe përmbushje më të madhe.

Duke ndarë përvojat e saj unike, ajo tregoi se si t’i përqafojmë vështirësitë në jetë dhe t’i kthejmë ato në mundësi, pasi thelbësoret e vërteta në jetë janë vetëm dy: virtyti dhe mençuria.

Të jetosh një jetë të disiplinuar me një ndjenjë qëllimi dhe të jetosh në përputhje me vlerat dhe parimet e tua është ajo që mund ta bëjë një ekip të duket i mrekullueshëm!

Mes shumë çështjeve të ngritura, për të ardhmen e të rinjve dhe se si UNICEF mund t’i përgjigjet më mirë nevojave të tyre, ajo shprehu shqetësimin e saj për qëndrimet e brezit të ri në shoqëri dhe bëri thirrje për një ndjenjë modestie, mirënjohjeje dhe respekti.

Ajo vuri në dukje rolin e përgjegjësisë së familjes dhe prindërve për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të komunikuar me ta.

Aktorja gjithashtu bëri thirrje për më shumë mundësi jashtëshkollore për adoleshentët, për të ndihmuar talentët e rinj të shfaqen dhe rriten, si dhe të mbështesin një klimë të përgjithshme më të favorshme për artin, kulturën dhe emancipimin shoqëror.

Fjalimi motivues i mbajtur stafit për t’u përpjekur për përsosmëri pa sakrifikuar mirëqenien e tyre dhe për të qëndruar të bazuar në vlerat e tyre, krijoi një përshtypje mbresëlënëse.

Enkelejda Bregu, Specialiste e Politikave Sociale,e cila së fundmi iu bashkua UNICEF-it, tha: “Më duhet ta pranoj, takimi me aktoren e madhe, Margarita Xhepa ishte më i miri për mua, mbresëlënës, argëtues, emocionues dhe i mbushur me reflektime për këdo nga ne.

Shumë shpesh ne kapemi lehtësisht në rutinën, zhargonin dhe klishetë. Ndonjëherë, shumë lehtë mund ta gjejmë veten të kapur në egoizëm, mungesë besimi dhe viktima të ishujve tanë.”

Elvana Pernaska, Menaxhere e Burimeve Njerëzore, tha: “Përbërësit e bisedës së saj ishin si një recetë e pasur për mua, se si të bëj jetën më me kuptim dhe të suksesshme.

Mençuria e Margaritës ishte rreth thjeshtësisë dhe dashurisë se si të jesh mirënjohës në jetë, të tregosh mirënjohje, të punosh shumë dhe ta duash atë që bën, të jesh i disiplinuar, të jesh i sinqertë, të tregosh dhembshuri, të duash familjen tënde, të tregosh kujdes për njerëzit, të tregosh kujdes për të moshuarit, për edukimin e brezave të rinj – t’ju mësoni atyre historinë dhe kulturën e vendit, sesi të ekspozoni veten ndaj artit dhe kulturës pasi kjo na bën më të mirë…”

Murat Sahin, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri rrëfen: “Në ditët e sotme shumë organizata po bëjnë biznes për fëmijët, sfida është si të dallojmë veten nga të tjerët, prandaj duhet të frymëzojmë njerëzit, kemi nevojë për heronj kombëtarë si zonja Xhepa. Ne do të vazhdojmë me sesionet “Mësimet e së Premtes” dhe do të ftojmë ekspertë jotradicionalë dhe njerëz të njohur nga sfera të ndryshme të jetës për frymëzim dhe motivim të mëtejshëm. / gazeta temA

ObserverKult


Lexo edhe:

NËSE KENI PYETUR NDONJËHERË/ MARGARITA XHEPA TREGON SEKRETIN E JETËGJATËSISË

Artistja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa, është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult