Në këtë artikull do t’ju sjellim një ndër fjalimet më të mira të Charlize Theron, aktores së mirënjohur të Afrikës së Jugut dhe Amerikës.
E pyetur nëse i trembet plakjes, Charlize Theron është përgjigjur absolutisht me “Jo”. Por ka trajtuar edhe një nga diferencat gjinore në procesin e plakjes, se meshkujt dhe gratë e moshuara nuk shihen njësoj, transmeton ‘bota.al’.
Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e Charlize Theron:
“Pjekuria nuk është e respektuar në shoqërinë tonë dhe gratë e meshkujt nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë, kur bie fjala për moshën. Një mashkull i moshuar shihet si një verë e mirë. Një grua si një lule e vyshkur. Unë do të mundohem që jeta ime të mos shkojë drejt një rruge të tillë. Do të mundohem që me aq sa mundem ta ndryshoj këtë opinion.
Absolutisht jo, nuk trembem nga plakja. Si mund të shqetësohem për një proces kaq natyral? Plakja është pjesë e realitetit, nuk mundemi ta shmangim. Pjekuria që unë kam sot, nuk krahasohet me atë që kisha në moshën njëzetvjeçare. Dhe kjo ka një vlerë të pafundme. Në këmbim të kësaj, të kesh një rrudhë më shumë, është asgjë për mua”, – tha Charlize Theron.
————————————————————————————–
——————-
Lexo edhe:
Roberts: Nuk kam frikë nga plakja, familja ka rëndësi për mua
Aktorja Julia Roberts, e cila është konsideruar dekadave të fundit, si aktorja më e bukur, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë botoks dhe se nuk ka ndërmend të bëj edhe pse mosha po kalon dhe në Hollywood është trysnia më e madhe për t’u dukur bukur. Në një intervistë Roberts, ka thënë se ka prioritet të tjera. Dhe nuk ka frikë nga plakja apo humbja e roleve.
Gjithashtu, ajo ka thënë se e rëndësishme për atë, nuk janë xhirimet, por koha që kalon me familjen e saj, të cilin ajo e ka quajtur një moment magjik.
“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivudit po rrezikoj karrierën time. Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult