Gjashtë muaj pasi Bruce Willis u diagnostikua me demencë frontotemporale, gruaja e tij tha se është “e vështirë të dihet” nëse aktori i njohur për rolet në Die Hard dhe Pulp Fiction, është i vetëdijshëm për shkallën në të cilën gjendja e tij është përkeqësuar.
Emma Heming Willis këtë deklaratë e dha për ‘Today’s Hoda Kotb’ derisa e ka ritheksuar se ka qenë një “partnere kujdesi” për bashkëshortin e saj që nga momenti i diagnozës. Madje shumë shpesh ajo ka komunikuar edhe me fansat përmes rrjeteve sociale për të njoftuar për gjendjen e bashkëshortit.
Ajo e përshkroi aktorin 68-vjeçar si “dhuratën që vazhdon të japë”, i cili i ka mësuar familjes së tij “dashurinë, durimin dhe qëndrueshmërinë” në mes të pikëllimit të tyre.
Heming Willis, po ashtu njoftoi se po vazhdon të mbrojë njerëzit që jetojnë me gjendjen e njohur si FTD, simptomat e të cilëve përfshijnë probleme emocionale, probleme në komunikim, vështirësi në ecje si dhe vështirësi në punë.
Bruce Willis u largua për herë të parë nga aktrimi në mars të vitit të kaluar, pasi familja e tij zbuloi publikisht se ai kishte të bënte me afazinë, një gjendje neurologjike që dëmton përpunimin e gjuhës së njerëzve, duke përfshirë aftësinë e tyre për të lexuar dhe shkruar. Në fillim të këtij viti, gjegjësisht në muajin shkurt, familja e Willis njoftoi se gjendja e tij kishte evoluar.
Që atëherë, pajtimi me gjendjen shëndetësore të burrit të saj ka qenë një “bekim dhe mallkim” tha ajo.
“Sëmundja FTD ndryshon nga Alzheimer në atë që prek një zonë të ndryshme të trurit”, tha Susan Dickenson, shefja ekzekutive e Shoqatës për Degjenerimin Frontotempora.
Tutje tha se çrregullimi mund të shfaqet në “ndryshime të pashpjegueshme në mënyrën se si një person është në botë”.
“Dikush që normalisht flet absolutisht mirë e ka të vështirë t’i vendosë mendimet e tij në fjali kuptimplota, ose mund të humbasë kuptimin e një fjale specifike.”/ theguardian
ObserverKult
Lexo edhe:
SËMUNDJA E DETYRON, BRUCE WILLIS LË PËRFUNDIMISHT AKTRIMIN
Aktori i filmave të Hollywoodit, Bruce Willis, do të largohet nga aktrimi për shkak të diagnostikimin me sëmundjen e quajtur, afazi.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Instagram: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje, ne donim të ndajmë lajmin me ju, se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LUAN RAMA: A E KENI PROVUAR SHIJEN E TRADHTISË?
A e keni provuar vallë shijen e tradhtisë
ç’shije ka më thoni
vallë shije dheu squfuri karboni
lotësh apo gjaku?
Jo atë të gëzimit të çastit
harbimit të një seksi kalimtar
të një dehje efemere
por atë të tradhëtisë së shpirtit
ku jeta tënde nuk ka më kuptim
veluri është zbehur e shuar
e jeta i ngjan një mali të hirtë që rëndon sa bota
është hija që ecën në një fill të nderur
mbi nje humnerë zije
një ecje e rrezikshme midis jetës dhe vdekjes
ku ti mund të biesh nga çasti në çast.
Luiza, 17 vjeçare kishte zemër të bukur
sandalet i mbetën në baltë
kur trupi i zhytej në botën tjetër
përhumbur e dehur nga helmi
në ujrat e turbullta të liqenit të Tiranës
një requiem një adagio qumështi të mpiksur
një lamtumirë me buzën e hidhur të një jete
që nuk u gëzua
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult