Flet e bija e Petro Markos: Ky është zakoni i tij që më frikësonte…

Ky vit shënon 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur, Petro Marko. Qendra Kombëtare e Librit ka menduar për një kalendar aktivitetesh që përkujtojnë shkrimtarin e letërsinë e tij ndërsa e bija e kujton si baba.

Burri me flokët kaçurrela që shkruante Hasta La vistën, Natës e Ustikës, Çukën e Shtegtarit, Shpellën e Piratëve, Stinën e Armëve. Pastaj Intervistë me vetveten, një emër në katër rrugë, Qytetin e fundit, kishte bartur me vete përvojën e bregut dhe idealizmin e një kryeneçi.

Ky vit shënon 110-vjetorin e lindjes së Petro Markos. E bija Aranita Marko gjen metaforën e duhur për të përshkruar jetën e tij të stuhishme e të vështirë: “Dua të kujtoj një figurë që e kam kështu.

Kur isha e vogël shkonim në det dhe ai kishte një zakon. Hidhej në ujë dhe kishte çaste që unë kisha shumë frikë se hidhej në ujë dhe nuk e shihja. Kalonte kohë e gjatë dhe unë prisja, po del a nuk po del.

Pastaj ai dilte me atë ujin që shkonte lart dhe bulëzonte nëpër trup. Dhe kështu është Petro, herë zhytet nga koha e gjërat që ndodhin, por ka një moment që ai del si sot që po më jepni mua mundësinë”.

Shkrimtar i njohur, idealist i luftës së Spanjës e mandej i dënuar gjatë regjimit komunist, Petro njohu suksesin dhe burgun, që la tek ai dhe familja e tij vraga të pakthyeshme. Sivjet një sërë aktivitetesh mbahen për ta kujtuar atë dhe për t’i dhënë përmasa letërsisë së tij.

Alda Bardhyli: Kemi bërë një kalendar aktivitetesh për të nderuar këtë figurë të madhe të letrave shqipe për ta bërë atë më të pranishëm në diskursin publik.

“Po ashtu për të folur për atë që letërsia e Markos mund të sjellë në ditët që jetojmë në një lexim ndryshe të veprës”.

Piro Misha: Padyshim Petro Marko është emblemë e pazëvendësueshme në letërsinë shqipe. Është një dimension që do bëjmë çmos ta japim sa më të plotë.

“Letërsia e tij po aq sa idealizmi u bënë herë shpëtim e herë laku i tij. Petro mbeti sërish, një emër i çmuar, ndonëse shpesh herë në 4 rrugë”./balkanweb

ObserverKult


Lexo edhe:

PETRO MARKO MBART ABSURDIN E NJERIUT QË E DËNOI DHE SHPËTOI LETËRSIA

Nga Agim Baqi

Thuhet se keltët, kur shkonin në luftë, linin nga një gur një vend të caktuar në të dalë të vendbaimit të tyre.

Kur ktheheshin nga lufta merrnin gjithësecili gurin e lënë. Gurët që mbeteshin në stivën e ndërtuar në nisje ishin të rënët në betejë…

Për Petro Markon gurët e mëhallës së tij kanë gjithnjë një histori, ndaj mbeten aty, plot krenari, duke pritur “t’i dëgjojmë”. Ndërsa retë, mbajnë shumë tranformim- nga toka në ajër e sërish në tokë.

Duke përshkruar veten mes gurëve dhe reve, Petro Marko ka mundur të sjellë lëvizjet dhe qëndrimet e tij në jetë. Herë në fluturim e më pas sërish në kthim, duke na ruajtur ne “romanin që kishte brenda tij”.

Dhe gurët “përdorin” dorën e Petros për të thënë shumë, ashtu si retë që vijnë ta na sjellin ujin për vetë jetën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult