Flet edhe një herë Aurela Gaçe: Ja çka ndodhi me zërin tim…

Aurela Gaçe

Çfarë i ndodhi zërit të Aurela Gaçes?! Ishte kjo pikëpyetja e të gjithëve pas postimit te saj nga vizita mjekësore në SHBA. E ftuar në “ABC” këngëtarja nuk duroi por e përmendi duke thënë me shaka:

“Tashi do të këndoj unë apo ça?! Ju thaftë dora që në rrëzë atij që e përgatiti. Mua këtu më keni jo 20 po tani nga inati dëng të bëni edhe 30 vjet”.

Ajo ishte në program më mikeshën e saj Eli Fara me të cilën kishin dhe një bashkëpunim se fundmi, dhe ndërsa biseduan për projektet u ndalën sërish në këtë lajm të dalë në portale që Aurela Gaçe nuk do mund të këndonte më.

Përtej shakasë këngëtarja e mirënjohur shpjegoi se: “Ishte një ngjirje është më se normale. Se nuk janë mësuar me këngëtarët që të thonë stop unë kam nevojë për pushim, se atë që përdor atë do lodhësh, po të kishim përdor ndonjë gjë tjetër do lodhej ajo gjëja tjetër.

Unë vizitat i bëj gjithmonë, unë jam korrekte për veten e time, nuk është se kisha ndonjë gjë, ndjeja lodhje por nuk dija çfarë do më thoshte mjekja”.

Së shpejti, Aurela bashkë me grupin e saj do mbajë një koncert në shesh në Tiranë, që sigurisht do jetë ‘live’ se Aurela “s’di të këndojë ndryshe”./revistaai


Lexo edhe:

AURELA GAÇE TËRHIQET PËR NJË KOHË NGA MUZIKA, MËSOHET ARSYEJA

Aurela Gaçe ka bërë me dije se do të qëndrojë për pak kohë larg muzikës për shkak të një problemi me kordat e zërit. Këngëtarja ka ndarë një video në Instagram. Përmes së cilës shpjegon se kordat janë ënjtur për shkak të këndimit live.

Ajo thotë se profesori William Riley e ka këshilluar që të mos këndojë për pak kohë live derisa të shërohet. Mes të tjerash, këngëtarja thekson se nuk është një problem shqetësues. Por duhet që të pushojë pak për të ruajtur shëndetin e kordave…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU