Shumë shpejt banorët dhe turistët e Prizrenit do të kenë një teleferik i cili do të thjeshtojë vizitat në kalanë e qytetit.
I kontaktuar nga ATSH, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar ditë më parë mes komunës, ministrisë së Infrastrukturës dhe agjencisë zvicerane Swiss Contact.
Sipas kryekomunarit të Prizrenit, projekti do të ketë një kosto prej 5 milionë eurosh.
“Parashikohet që teleferiku të jetë me shina, me dy kabina dhe pritet që të përfundojë zbatimi i projektit deri në fund të vitit 2024”, tha Totaj.
Pas përfundimit të fizibilitetit, agjencisë zvicerane Swiss Contact i hapet rruga për hartimin e një plani të detajuar të zbatimit në terren si dhe për financimin.
Më pas ministria e Infrastrukturës do të sigurojë mjetet për financimin e teleferikut ndërsa Komuna do të sigurojë lejet e nevojshme për të filluar zbatimin e projektit.
Sipas kryekomunarit Totaj, në Kalanë e Prizrenit do të ketë edhe një nyjë gastronomie, gjë që do ta bëjë edhe më tërheqëse për vizitorët, këtë pikë turistike.
Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik, e bëjnë Kalanë me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike. /ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA, KALAJA E PRIZRENIT PRITET TË BËHET ME TELEFERIK
Pas premtimit të kahershëm që Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik, më në fund duket se kjo do “të jetësohet”.
Kjo bazuar në marrëveshjen që është nënshkruar nga Komuna e Prizrenit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact lidhur me ndërtimin e teleferikut.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult