Në emisionin ‘Soiree’ që transmetohej në ‘Top Channel’ mblodhi disa personazhe shumë specialë. Në emision gjithashtu u shfaqën disa nga filmat më të dashur për publikun shqiptar, të cilat na kanë shoqëruar gjatë gjithë fëmijërisë.
Bëhet fjalë për filmat e njohur, ‘Tomka dhe shokët e tij’. ‘Beni ecën vetë’, ‘Taulanti kërkon një motër’, ‘2 herë mat’, etj.
Gjatë bisedës me protagonisten e këtij të fundit, Manjola Begolli, ajo pati zbuluar disa nga skenat më interesante.
Gjatë bisedës në studio, aktorja Manjola Begolli, të cilën ju e njihni nga roli i saj i Rudina shahistes në “2 Herë Mat”. Ka treguar një episod me aktorin e madh Bujar Kapexhiu, ku ky i fundit e kishte qëlluar me shuplakë.
“Shuplakë që ma ka dhënë Bujar Kapexhiu, në Kinoprovë se e bëja me Bujar Kapexhiun… m’i ka dhënë sytë xixa e më thoshte qaj!”, – është shprehur Rudina.
Më pas ajo ka treguar se kjo ishte në dublat e skenave ku ajo duhej të qante. Dhe në pamundësi për të qarë natyralisht, janë dashur “ndërhyrjet” e aktorit.
Duket se shpulla “e ka sjellë në vete” Rudinën që arriti të na dhuronte një prej skenave më të bukura të filmave shqiptarë për fëmijë me shumë origjinalitet./revistaai
Lexo edhe:
MIRUSH KABASHI: HIQJANI FISHTËS TITULLIN “NDERI I KOMBIT”, SE KËTË TITULL E MBAJË EDHE UNË…
Aktori i njohur Mirush Kabashi ishte i ftuar kohë në parë në përvjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës.
Ai pasi kishte recituar dy prej poezive madhore të Fishtës, ka kërkuar lejen e të pranishmëve për një koment të shkurtër.
Kabashi thotë se u ndje keq kur hyri në bibliotekën e Lezhës. Dhe vuri re se sipër fotografisë së madhe të Fishtës ishte e shkruar fraza: At Gjergj Fishta, Nderi i Kombit.
“Të më falni për mungesën e modestisë” ka shtuar Kabashi “por titulli Nderi i Kombit më është akorduar edhe mua, dhe unë s’e përfytyroj të jem në lartësitë e Fishtës”…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU
ObserverKult