Flet për herë të parë pas operacionit: Sot e kam sfidu veten mos me pi hapa

Adriana Matoshi ka folur sërish për gjendjen e saj shëndetësore pak ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në tru.

Ajo telefonoi në emisionin ‘Pa emër’ që transmetohet në radion “Klan Kosova FM”, ku tha se po mundohet të jetë sa më e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen.

“Unë për momentin kam pak kokëdhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam t’u mundu që veten me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Më tej, Adriana shtoi se nuk e kishte menduar që komentet e njerëzve do t’i kishin dhënë një forcë të jashtëzakonshme.

“Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën me i bërë analizat, atë ditë ishte një marsh i organizuar. Më dukej diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën”, tha ajo.

—————————————

LEXO EDHE: SI ËSHTË GJENDJA SHËNDETËSORE E ADRIANA MATOSHIT, FLET SHOQJA E SAJ

Gjendja e aktores dhe deputetes, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas intervenimit në kokë për ta hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.

Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, ka deklaruar Bunjoshi për KlanKosova.

Ndryshe, Adriana Matoshi, kishte njoftuar përmes një postimi prekës në Facebook, se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në kokë.

Ajo është operuar të mërkurën e javës së kaluar.