Regjisori amerikan i filmit, David Dodson, i cili ka punuar në 10 filma me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur për punën me të.
Ai tha se, Zelensky ishte i njohur si një “person satirik” dhe “komedian televiziv” para se të merrte postin e presidentin në vitin 2019.
I njohur me rolin e tij në ‘Servant of the People’, serial ky në të cilin e luajti rolin e një mësuesi në shkollën e mesme, dhe që pastaj shkoi në presidencë, pas publikimit të një video të një studenti, ku e denonconte korrupsionin zyrtar në Ukrainë.
Programi nisi të transmetohej në vitin 2015, në kanalin ukrainas 1+1 dhe ishte mjaft i popullarizuar, duke grumbulluar tri seri dhe një film artistik.
Aftësitë e presidentit ukrainas Zelensky në sheshxhirime
Regjisori i cili e drejtoi këtë film për ‘BBV Breakfast’ tha se ai nuk ishte aspak i mundimshëm. Ai është dikush që ju bën të ndiheni sikur jeni gati të bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë, dhe ai beson që jeni në gjendje ta bëni këtë.
“Fillova duke edituar filmat e tij dhe erdha në përfundim duke e marrë në tre filma, në të cilët tregonte aftësitë e tij në sheshxhirime”.
Ai shtoi: “Çfarëdo që shohim në rrugën e guximit, çfarëdo që shohim në rrugën e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë është në të vërtetë vetëm një pasqyrë e popullit ukrainas”.
“Përvoja ime në Ukrainë… Unë jam i martuar me një grua ukrainase për 12 vjet, me të cilën u njoha në një film të Zelensky në Kiev. Pra këta janë ata, të fortë dhe të pandalshëm”.
“Andaj nuk është për t’u habitur të shohësh Volodimirin të sillet në këtë mënyrë, sepse nga përvoja ime, kjo është zemra e asaj çka në të vërtetë janë ukrainasit”, përfundoi ai. /rtklive
Lexo edhe:
“NE QËNDROJMË ME UKRAINËN!” – PROTESTA E ARTISTËVE SHQIPTARË
ObserverKult